
Higuain dhe Bentacur largohen nga karantina, udhëtojnë për në Argjentinë
Gonzalo Higuain dhe Rodrido Bentacur, siç duket janë mërzitur duke qëndruar në karantinë në qytetin e Torinos.
Dy futbollistët e Juventusit, janë larguar nga karantinë në drejtim të Argjentinës raportojnë mediat italiane.
Gazeta La Republica, shkruan se Higuain u ndalua në aeroportin e Torinos nga policia, por argjentinasi i ka treguar atyre testet për coronavirus se ka rezultuar negativ.
Së bashku me Higuainin, ka qenë edhe Rodrigo Bentacur me familjen e tij.
Higuain dhe Bentacur janë lejuar të udhëtojnë drejt Amerikës së Jugut, vetëm pasi i kanë treguar testet e tyre negative për coronavirus.
Higuain ka marrë leje nga klubi i Juventusit, pasi nëna e tij është e sëmurë.
Tuttosport shkruan se Juventus ishte në dijeni për largimin e të dy futbollistëve, pasi të dy lojtarët kishin sigruar fluturim privat.
Kujtojmë se gjithë skuadra e Juventusit ka qenë në karantinë, pasi Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi kanë rezultuar pozitiv në COVID -19.