Hidhet shorti për çerekfinalen e Kupës së Spanjës, Real Madrid-Ateletico-Bilbao ndeshja kryesore

Sot është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale për Kupën e Spanjës.

Ndeshja kryesore e çerekfinales pritet të jetë midis Real Madrid dhe Atletico Bilbao.

Për këtë trofe pritet të luftojnë tetë skuadra.

Athletic Bilbao, Real Betis, Cadiz, Mallorca, Rayo Vallecano, Real Madrid, Real Sociedad dhe Valencia janë skuadrat që ishin në short sot.

Takim tjetër interesant do të jetë edhe ai në mes të Real Sociedad dhe Real Betis.

Dy takimet tjera do të jenë Valencia-Cadiz dhe Rayo Vallecano me Mallorcan.