Heung- Min Son deri në vitin 2025 te Tottenhami

Sulmuesi anësor Heung-Min Son e ka vazhduar kontratën me Tottenhamin.

29 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me londinezët, kontratë që e mban në klub deri në verën e vitit 2025.

Son iu bashkua Tottenhamit në gushtin e vitit 2015 nga Bayer Leverkuseni.

Kapiteni i Koresë së Jugut i ka bërë 280 paraqitje për Tottenhamin duke I shënuar 107 gola dhe 64 asistime duke qenë titullar i padiskutushëm te Spursat.