Hertha Berlin fiton ndaj Augsburgut

Hertha Berlin ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Augsburgut, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Javairo Dilrosun i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.

Ashtu si në pjesën edhe në pjesën e dytë vendasit e menaxhuan mirë rezultatin duke shënuar në fundin e takimit me sulmuesin Piatek për rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitoreje Hertha Berlin pozicionohet në vendin e nëntë me 38 pikë.

Kure Augsburg mbetet në vendin e 14-të me 31 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!