Herolind Shala optimist para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut

Të enjten nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e play –off-it, në Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kjo është ndeshje historike për Kosovën, pasi fitoreja e dërgon në finalen të play-off-it, ku do të luante me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji për një vend në Kampionatin Europin “Euro 2020”.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, pas stërvitjes së dytë me kombëtaren ka deklaruar se i pret një ndeshje e vështirë të enjten në Shkup.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, për të gjithë shtetin dhe kombëtaren. Normalisht pritet me qenë një ndeshje shumë e mirë edhe është me rëndësi me realizu fitore dhe me shku në rundin tjetër në finale”,  ka thënë Herolind Shala.

Shala thotë se i kanë analizuar maqedonët për këtë ndeshje.

“Ka lojtarë me shumë cilësi, janë një ekip i mirë, një ekip i ri dhe kanë shumë kualitet dhe eksperiencë edhe i kemi bo analizat dhe tasht pritet na me u përgatit sa më mirë dhe me u kanë gati për ndeshje”, ka deklaruar Herolind Shala.

Mesfushori kosovar kërkon përkrahje për këtë ndeshje nga “Dardanët”.

“Na duhet sa më shumë përkrahje sa më shumë pozitivitet edhe bashkë kena me ia dalë”, përfundon mesfushori kosovar.