Hernandez bëhet mbrojtësi i parë te Milani që nga viti 2004 që shënon dhe asiston në një ndeshje

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Venezias, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë në Serie A.

Te rosonerët ka shkëlqyer mbrojtësi francez Theo Hernandez me një gol dhe një asistim duke qenë protagonist kryesor i kësaj ndeshje.

Uebfaqja e statistikave OptaPaolo ka bërë të ditur se që nga sezoni 2004/2005, Hernandez bëhet mbrojtësi i parë i Milanit që shënon dhe asiston në një ndeshje.