Hendbollistja e Kosovës pëson lëndim të rëndë

Hendbollistja kosovare, Arlinda Hajdari ka pësuar një lëndim të rëndë te enjten e kaluar në ndeshjen ndaj Qipros.

Arlinda ishte e pandalshme në fitoren e Kosovës me rezultat 30:21, ndaj Qipros duke i shënuar shtatë gola nga shtatë tentime.

Pas lëndimit të pësuar 19 vjeçarja nuk mundi të paraqitej për Kosovën në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Portrugalisë.

Hajdari është kthyer në Danimarkë dhe po pret që t’i caktohet termini për operimin në gju.

Ajo  ka këputur ligamentin e përparmë kryqëzor, ndërsa ka zgjatje të ligamentit anësor të brendshëm.

Faza e rikuperimit pritet të zgjasë nga 9 deri më 12 muaj.