Hendboll: Vëllaznimi mposht Trepçën dhe siguron ‘Play – Off-in’

KH Vllaznimi ka shënuar fitore me rezultat 34-32, ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në hendboll.

Vendasit kanë përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për të arritur te fitorja. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13 për mitrovicasit. Por lojtarët e Vëllaznimit nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë siguruan fitore. Ardi Halili ishte më efikasi me 13 gola, ndërsa 8 i realizoi Mali Luzha. Trepçës këtë herë nuk i mjaftuan 11 golat e Fidan Cimilit dhe 8 të Sali Maxherës.

Trepça edicionin e mbyllë në vendin e tretë me 28 pikë dhe në gjysmëfinale të play – offit do të luaj me Prishtinën.

Vëllaznimi tani i ka 26 pikë, sa edhe Kastrioti. Në rast se Kastrioti nuk merr pikë ndaj Prishtinës nesër, atëherë Vëllaznimi do të hyjë në play – off nga pozita e katërt.