Hendboll: Vashat e Istogut të pandalshme, shënojnë fitoren e 14-të radhazi

Vashat e Istogut kanë vazhduar me bilanc të 100 për qind, duke shënuar fitore me rezultat 33-19, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligen e hendbollit te vajzat.

Istogaset bën ndeshje të mirë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 15-9.

Esma Muratoviq u shqua me 10 gola kurse Pranvera Ferataj i realizoi 8. Te Vushtrria Lorena Matarova i kishte 6 gola, kurse Luljeta Sopjani 5.
Istogu shkëputet në vendin e parë me 28 pikë duke i  fituar 14 ndeshjet e deritashme.

Vushtrria mbetet e dyta me 24 pikë.
Në ndeshjet tjera fitore shënuan skuadrat favorite. Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut, Kastrioti ndaj Vjosës, Shqiponja ndaj Dritës dhe Prishtina ndaj Jusuf Gërvallës.