Hendboll: Prishtina eliminohet nga Kupa Evropiane

Klubi i Hendbollit Prishtina ka pësuar humbje të thellë me rezultat 41-8, në ndeshjen e dytë të rundit të tretë në Kupën Evropiane nga AEK-u në Athinë.

Humbja e thellë e skuadrës së Prishtinës në ndeshjen e kthimit ka treguar se nuk ka funksionuar asgjë te skuadra kosovare.

Në ndeshjen e parë po ashtu AEK-u kishte triumfuar me rezultat 37-19, e cila u luajtë në Athinë.

Hendbollistët e Prishtinës kishin realizim prej vetëm 17 për qind, duke bërë që kjo të ishte njëra prej humbjeve më të larta nga skuadrat kosovare në garat europiane.

Kujtojmë se të shtunën u eliminua edhe Besa Famgas nga skuadra boshnjake Borac.