Hendboll, Kosova barazon ndaj Belgjikës
07.11.2021 - 20:31
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka barazuar me Belgjikën me rezultat 2-2, ndeshje e vila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 14-12 me “Dardanët” me një paraqitje të mirë para rreth 400 tifozëve që i përkrahën hendbollistët deri në fund të ndeshjes.
Kosova në ndeshjen e parë u mposht nga Turqia me rezultat 25-23.
“Dardanët” pozicionohen në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan më 6 janar ndaj Greqisë në Prishtinë.