Hendboll, Besa fiton ndaj Borcit, kalon në rundin e tretë të Kupës Europiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka shënuar fitore të madhe në palestrën “Karagaçi” të Pejës duke e mposhtur Boricin e Banjallukës me rezultat 29-22.

Pas kësaj fitoreje Besa ka kaluar në rundin e tretë të Kupës Europiane në hendboll.

Ndeshjen e parë pejanët e kishin humbur në javën e kaluar me shifrat 28-25. Në atë ndeshje tifozët serbë të Boricit i kishin fyer hendbollistët kosovar duke bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve.

Egzon Gjuka ishte më efikasi me 7 gola, Nikola Prce i realizoi 6 gola, kurse nga 4 i realizuan Deniz Terziqi dhe Kastriot Jupa.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka shkruar se kjo është njëra prej fitoreve me historike të sportit kosovar deri më tani.