Hendboll: Besa Famgas fiton ndaj Boracit në Kupën Europiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të madhe në Kupën Europiane.

Pejanët kanë triumfuar në Pejë ndaj Boracit të Banjallukës me rezultat 24-22.

Besa e nisi mirë ndeshjen duke e dominuar lojën në pjesën e parë, por në pjesën e dytë patën vështirësi.

Në javën e ardhshme Besa do të përballet me Boracin në Banjallukë të Bosnjë – Hercegovinë.