Hendboll: Besa Famgas fiton edhe në duelin e dytë ndaj skuadrës boshnjake

Klubi hendbollistik Besa Famgas, ka mposhtur Bosna Visokos me rezultat 32-20, ndeshje e cila u zhvillua në rundin e dytë të Kupës Europiane.

Kjo ndeshje u zhvillua në palestreën “Karagaçi”, në Pejë.

Ndeshjen e parë pejanët e fituan me rezultat 36-18, e cila u zhvillua të shtunën.

Më këto dy fitore, Besa kalon në rundin e tretë të Kupës Europiane.

Lojtari më i dalluar ishte Drilon Tahirukaj me gjashtë gola, kurse ndeshje të mirë bëri edhe Arbios Mushkolaj.