Hendboll: Besa Famgas eliminohet nga Kupa Evropiane

Klubi kosovar i hendbollit Besa Famgas është eliminuar nga Kupa Evropiane nga skuadra boshnjake RK Borac.

Ndeshja u zhvillua në Banjallukë të Bosnjës e cila përfundoi me rezultat 30-20.

Pejanët kishin triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Boracit me rezultat 24-22.

Borac është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës Evropiane.