
Havertz shënon hat-trick në fitoren e thellë të Chelseat ndaj Barsnleyt (VIDEO)
23.9.2020 - 23:43
Chelsea ka shënuar fitore të thellë ndaj Barsnleyt me rezultat 6-0, në kuadër të 1/16 së finales së Carabao Cup.
Në këtë ndeshje për Chelsean debutuan Benjamin Chilëell dhe Thiago Silva.
Tammy Abraham shënoi për 1-0, në minutën e 19’.
Blutë e Londrës e dyfishuan epërsinë në minutën e 28’ me Kai Havertzin pas asistimit të Mason Mount.
Ross Barlkey shënoi për 3-0, në minutën e 49’.
Për 4-0, Havertz shënoi në minutën e 55’.
Mesfushori ofanaziv, Kai Havertz e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 65’ duke shënuar për 5-0.
Për rezultatin 6-0, shënoi Olivier Giroud në minutën e 83’.
Pas kësaj fitoreje Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales në Carabao Cup.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.