Hasani: Me Malin e Zi vetëm fitore, s’kemi zgjidhje tjetër

Autori i golit të fitores për Kosovën kundër Gjibraltarit, Florent Hasani pas ndeshjes në një prononcim për RTK, ka thënë se është i lumtur me fitore dhe golin e realizuar.

Hasani u inkuadrua në lojën në pjesën e dytë, duke gjetur rrugën e golit. Ai thotë së është i ngazëllyer me fitoren, edhe pse sipas tij, fitorja nuk ka qenë e lehtë. Hasani beson se Kosovë do të triumfoj edhe të hënën në duel me Malin e Zi.

“Është një ndeshjes dhe ndjen e mirë të hysh dhe të shënosh gol. Jam shumë i gëzuar që shënova gol, edhe pse ishte shumë vështirë, sepse në këso ndeshje nuk është lehtë të shënosh. Jam i gëzuar që fituam, sepse në çdo ndeshje hyjmë për fitore”, tha Hasani.

“Mendoj se skuadra është 100 përqind e përgatitur. Në atë ndeshje do të hyjmë vetëm për fitore, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër e më pas do të shkojmë në Çeki dhe të luajmë lojën tonë, edhe pse atje do të jetë vështirë, por mendoj se kemi skuadër të mirë”, theksoi ai.