Harry Kane propozon anulimin e Premierligës nëse kampionati nuk përfundon deri në qershor

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka folur për mundësinë e sezonit në Premierligë i cili është pezulluar për shkak të pandemisë së COVID -19.

Premierliga është pezulluar se paku deri me 30 prill, por ka pak gjasa që të vazhdoj në këtë datë.

Për krizën e krijuar në futboll nga coronavirusi, ka folur sulmuesi anglez, Harry Kane, për BBC Sport.

Kane ka thënë se duhet të provojnë që ta përfundojnë sezonin, por ai ka thënë se nëse deri në fund të qershorit nuk përfundon, atëherë duhet anulohet sezoni 2019/2020 dhe të filloj ai 2020/ 2021.

“Mendoj se duhet të provojmë të përfundojmë stinorin. Por, duhet të jetë një pikë kur thua mjaft. Të luash deri në korrik apo gusht dhe të vonosh fillimin e edicionit të ri, nuk shoh shumë përfitim nga kjo. Për mua limiti kohor duhet të jetë fundi i qershorit. Nëse stinori nuk kompletohet deri në fund të qershorit, atëherë duhet të shikojmë opsionet dhe të koncentrohemi te edicioni i ardhshëm”, ka thënë Kane, shkruan BBC.

Nëse anulohet kampionati i Premierligës më së shumti do të pësonte Liverpooli që është në vendin e parë dhe nuk e kanë fituar këtë titull që 30 vite.

Kujtojmë se Harry Kane në këtë sezon ka pasur probleme me lëndime dhe i ka shënuar vetëm 11 gola me Tottenhamin në Premierligë.