Harry Kane paralajmëron largimin nga Tottenhami

Harry Kane është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e transferimeve.

26 vjeçari është njëri prej lojtarëve më të shtrenjtë në tregun e transferimeve, aktualisht anglezi vlerësohet 150 milionë euro.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, por shkaku i mungesës së trofeve me Spurs, mund të largohet në fund të sezonit.

Kane ka thënë nuk mund të thotë se do të qëndroj apo do të largohet.

“Është një nga ato gjërat që nuk mund të them se do të largohem, apo nuk do të largohem. Une e dua Tottenhamin, gjithmonë do ta dua”, ka thënë Kane.

Për Harry Kane, interesohen skuadra si Manchester United, Juventus dhe Real Madrid..

Por, anglezi pritet të përfundoj në Real apo Juventus, pasi nuk preferon në qëndrimin në Angli.