Haaland i vetëm e mposht Parisin (VIDEO)

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Paris Saint-Germain, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Heroi i kësaj ndeshje ishte sulmuesi 19 vjeçar nga Norvegjia, Erling Haaland me dy golat e tij.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 69’ me Haalandin pas një tollovie në zonën e francezëve.

Neymar e barazoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Kylian Mbappe në minutën e 75’.

Por, 19 vjeçari shënoi përsëri në minutën e 77’ një supergol për rezultatin 2-1.

Ndeshja e kthimit luhet në Paris me 11 mars.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.