Haaland i shënon 4 gola në fitoren e Dortmundit

Borussia Dortmund ka shënuar fitore me rezultat 2-5, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Bundesligë.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Erling Haaland duke i shënuar katër gola.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Cuhnan.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve.

Haaland shënoi hat-trick në minutat e 47’, 49’ dhe 62’.

Për 1-4, shënoi Guerreiro në minutën e 70’.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Matheus Cuhnan në minutën e 79’.

Për rezultatin përfundimtar 2-5, shënoi Haaland për golin e katërt personal në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Dortmund ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë.