Haaland debuton me hat-trick te Dortmundi (VIDEO)

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Augsburgut me rezultat 5-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Bundesligë.

Lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi i ri i transferuar, Erling Haaland i cili shënoi hat-trick në debutimin e tij.

Augsburg kaloi në epërsi në minutën e 34‘ me Niederlechner.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 46‘ me Richterin.

Dortmund e ngushtoi epërsinë në minutën e 49‘ me Julian Brandtin për rezultatin 2-1.

Florian Niederlechner në minutën e 55‘ shënoi për 3-1.

Por, prej inkuadrimit të Erling Haaland në minutën e 56‘ ndryshoi gjithçla më këtë ndeshje.

Haaland shënoi për rezultatin 3-2‘ në minutën e 59‘.

Jadon Sancho e barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 61‘.

Në minutën e 70‘ Erling Haaland e kaloi Dortmundin në epërsi për rezultatin 4-3.

Haaland e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 79‘ për rezultatin përfundimtar 5-3.

Pas kësaj fitoreje Dortmund pozicionohet në vendin e katërt me 33 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.