Guardiola për Ligën e Kampionëve: Nëse nuk arrij ta fitoj, nuk do ta vras veten

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për media për ndeshjen Manchester City – Dinamo Zagreb, e cila zhvillohet të martën prej orës 21:00, në kuadër të fazës së grupeve.

Guardiola, i pyetur për triumfin në garën më prestigjioze në botë për klube, ka thënë se dëshiron ta fitojë por ndonjëherë nuk është e mundur.

Ai po ashtu ka shtuar se nëse nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve, nuk do ta vrasë veten.

“Dua ta fitoj, por ndonjëherë nuk është e mundur. Ndonjëherë të duhen disa vite, ndonjëherë më shumë. Nëse nuk arrij ta fitoj kjo nuk do ta ndryshojë jetën time, nuk do ta ‘vras’ veten”, ka deklaruar ai.

Manchester City ndeshjen e parë e ka fituar ndaj Shaktar Donetskut me rezultat 3-0.