Guardiola merr lajm të keq, i lëndohet edhe një mbrojtës tjetër (Foto)

Pep Guardiola, pasi humbi në fundjavë nga Norwichi, nuk e ka nisur mirë javën, pasi ka marrë një lajm tjetër të keq.

Trajneri spanjoll ka treguar se qendërmbrojtësi angles John Stones do të mungoj për 4-5 javë.

“Stones është jashtë për katër ose pesë javë. Ai u lëndua në stërvitje në këtë mëngjes. Është problem muskular”, ka treguar Guardiola.

Po ashtu, Cityt iu kishte lënduar edhe mbrojtësi frances Aymeric Laporte, i cili do të jetë jashtë fushave të gjelbërta për katër muaj.