Guardiola hyn në histori të Premierligës

Pep Guardiola bëhet trajneri më i shpejtë që i fiton 100 ndeshje në Premierligë

Manchster City sot e ka mposhtur Sheffieldin me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Premierligë.

Pas kësaj fitoreje, trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola është bërë trajneri më i shpejtë në histori të Premierligës që i ka arritur 100 fitore në këtë ligë.

Ndeshja e sotme ndaj Sheffieldit ka qenë e 134-ta nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili 100 prej tyre i ka fituar, duke i lënë mbrapa Jose Mourinhon i cili i kishte fituar 100 ndeshje në Premierligë pas 142 ndeshjeve.

Guardiola e ka marrë drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016.