Guardiola: Foden nuk shitet as për 500 milionë euro

Pep Guardiola është i vendosur që mos ta shes mesfushorin anglez Phil Foden.

Foden është duke shkëlqyer me Anglinë U21 dhe me Manchester Cityn.

Trajneri i kësaj skuadre Guardiola, ka folur për mesfushorin anglez.

Ai ka thënë se Fodenin nuk do ta shesin as për 500 milionë euro.

“Nuk i ofruam kontratë Foden nga një aksident. Është lojtari i vetëm i cili nuk do të shitet, edhe nëse ofrohen 500 milionë euro. Phil nuk do të largohet. Nuk do të transferojmë ndonjë lojtar në atë pozicion. Kur David Silva të largohet, e dimë kush do të jetë zëvendësimi i tij”, ka thënë Guardiola.