Griezmann: VAR-i ndonjëherë është kundër nesh, por nuk kemi se çfarë të bëjmë

Barcelona është mposhtur nga Atletico Madridi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës në një ndeshje dramatike e cila përfundoi me rezultat 3-2.

Pas ndeshjes ka folur sulmuesi francez Antoine Griezmann, i cili e shënoi golin e dytë të Barces në këtë ndeshje.

Francezi ka thënë se Barcelona bëri gabime të cilat i shfrytëzoi Ateltico, ai ka shtuar se sistemi VAR është për t’i ndihmuar ekipet.

“Ne bëmë gabime dhe Atletico i shfrytëzoi. Ishin më të freskët fizikisht. Janë gjëra të vogla që të bëjnë të humbasës një ndeshje, një kampionat apo një trofe. VAR-i është për të ndihmuar, ndonjëherë është kundër nesh, por nuk kemi se çfarë të bëjmë”, ka thënë Antoine Griezmann pas ndeshjes.