Griezmann mund të largohet nga Barcelona shkaku i Messit

Antoine Griezmann mund të largohet nga “Camp Nou”. Sulmuesi, i marrë verën e kaluar nga Atletico Madrid, nuk ka arritur të lërë shenjë me fanellën e Barcelonës.

Sipas “Don Balon”, francezi nuk ndihet i respektuar nga klubi dhe nuk ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me shokët e skuadrës, të cilët duket se nuk e kanë ndihmuar për t’u përshtatur me stilin e lojës të skuadrës.

Gjithmonë sipas Don Balon, Griezmann akuzon më shumë se të gjithë për këtë situatë Leo Messin.

Për  këto arsye, ai duket se ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient, duke i kërkuar menaxherit të tij të vihet në kontakt me Paris Saint-Germain.