Griezmann: Barcelona do ia “nxijë jetën” Bayernit

Barcelona përballet me Bayern Munich të premten dhe do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League.

Para kësaj ndeshjeje, sulmuesi i katalanasve, Antoine Griezmann, ka folur dhe vlerëson maksimalisht bavarezët.

Gjithsesi kampioni i botës edhe i paralajmëron ata: “Mezi po presim të luajmë kundër tyre. Kemi punuar mirë nga ana taktike dhe jemi gati të luajmë. I dimë vështirësitë e kësaj ndeshjeje, por duam të kualifikohemi në gjysmëfinale. Bayern me të vërtetë luan mirë futboll dhe kanë një sulmues të shkëlqyer. Janë një ekip i fortë fizikisht, por ne do të përpiqemi t’ua vështirësojmë jetën”./RTK