Greqi – Kosovë, mbyllet pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë pa gola mes Greqisë dhe Kosovës, që po luhet në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, pasi fituan penallti në minutën e 18’ të cilën e humbi Anastsios Bakasetas, pasi portieri Arianet Muric e priti penalltinë e tij.

Në minutën e 34’ Florian Loshaj u largua nga loja pasi u lëndua, në vend të tij u inkuadrua në lojë Anel Rashkaj.