Granit Xhaka, temë e javës në futbollin anglez

Granit Xhaka, të dielën u bë temë e diskutimit në Londër, me një gjest gjatë ndeshjes Arsenal – Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Xhaka, në momentin e zëvendësimit u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit, ndërsa kapiteni nuk i i priti mirë këto reagime dhe reagoi ndaj tyre, bile edhe duke i fyer. Graniti pasi doli nga fusha e hoqi fanellën duke u drejtuar drejt tunelit për në zhveshtore.

Këtë veprim të kapitenit të “Topçinjve” e ka diskutuar trajneri Unai Emery dhe drejtuesit e klubit të hënën, por ende nuk është marrë ndonjë veprim, se a do t’ia largojnë shiritin e kapitenit apo jo.

Sipas “Dailymail”, Emery ka frikë nga reagimi i Granit Xhakës, nëse ia largon shiritin e kapitenit, pasi ky i fundit është edhe kapiten i Zvicrës dhe është njëri prej lojtarëve më të popollarizuar te kjo skuadër.

27 vjeçari u zgjodh kapiten i klubit nga e gjithë skuadra, duke treguar popullaritetin e tij në skuadër.

Emery duket se do ta bisedojë këtë çështje edhe me lojtarët e skuadrës se si duhet të veprojë për këtë gjest.

Por, Emery nuk e ka konfirmuar ende nëse Xhaka do të mbetet kapiten i klubit pas ndodhisë së fundit në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Por “Daily Mail”, shkruan se nëse Xhaka vendosë vet që mos ta bartë më shiritin e kapitenit, atëherë Emery do ta pranonte vendimin e tij.

Granit Xhaka ende nuk ka kërkuar falje për gjestin e së dielës, vetëm por analistët e futbollit në Angli thonë se vetëm kërkim falja do t’i qetësonte gjakrat në skuadër dhe te tifozët.

Në mbrojtje Granit Xhakës i kanë dalur bashkëlojtarët Hector Bellerin dhe Dani Ceballos, duke shkruar në rrjetet sociale se duhet mbështetje për ta ruajtur unitetin e ekipit i cili po kalon kohë të vështira në Premier Ligë.

Megjithatë ka konfuzion për pozitën drejtuese të Unai Emery, pasi duket se lojtarët nuk janë të kënaqur me metodat e udhëheqjes së tij, kjo e llogaritur edhe lënien jashtë të mesfushorit Mesut Ozilit, lojtari më i paguar aktualisht në Arsenal .

Lojtarët e Arsenalit besojnë se Ozil ende mund të japë kontribut të madh për “Topçinjtë”.

Nëse Emery nuk arrin të kualifikohet me Arsenalin në Ligën e Kampionëve edhe për këtë vit, atherë rrezikon që të shkarkohet nga posti i trajnerit.