Granit Xhaka, kapiten i Arsenalit

Mesfushori kosovaro-zvicran, Granit Xhaka, do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Unai Emery për kapiten të Arsenalit për këtë sezon.

Këtë e ka bërë të ditur Emery në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes së parë të sezonit që Arsenali e luan si mysafir kundër Neëcastle United.

Largimi i Laurent Koscielny nga ekipi i ka hapur rrugë Xhakës që ta marrë shiritin e kapitenit.

“Për momentin kemi tre kapitenë: Granit Xhaka, Mesut Ozil dhe Nacho Monreal, dhe unë dua që t’i kem edhe dy të tjerë sepse opinioni im është i njëjtë me atë që e kam pasur gjatë ndeshjeve parasezonale”, ka thënë Emery.