Granit Xhaka do t’i bashkohet Romës

Jose Mourinho po e dëshiron me çdo kusht në skuadër kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën.

Xhaka pritet t’i bashkohet skuadrës së Romës pas përfundimit të Kampionatit Europian, “Euro 2020” që nisë më 11 qershor dhe mbaron më 11 korrik.

Gazeta zviceriane “Blick”, shkruan se Xhaka ka arritur marrëveshje me Romën për t’iu bashkuar skuadrës italiane për sezonin e ri.

Sipas gazetës zviceriane, Xhaka do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare deri në vitin 2025.

“Pjesa tjetër e marrëveshjes i takon Arsenalit dhe Romës. Të shohim nëse marrëveshja do të ndodhë në kohën e duhur. Sipas mediumeve italiane, Roma ka i ka bërë ofertë fillestare 15 milionë euro, por Arsenali po kërkon të paktën 25 milionë. Jose Mourinho po insiston ta ketë Xhakën për sezonin e ardhshëm për çka edhe po interesohet personalisht”, shkruan “Blick”.

28 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023.

Xhaka do ta nisë Kampionatin Europian më 12 qershor kundër Uellsit.