Granit Xhaka: Arsenali klubi i im i ëndrrave

Granit Xhaka iu bashkua skuadrës së Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Monchenglaadbachi për 45 milionë euro.

Granit Xhaka nuk e nisi mirë sezonin me Arsenalin, pasi ia morën shiritin e kapitenit, por me ardhjen e Mikel Artetas, kapiteni i Zvicrës është bërë i pazëvendësueshëm te londinezët.

Xhaka në një intervistë të dhënë për “Spot1.de”, ka thënë se ka kaluar katër vite të shkëlqyeshme në Londër me skuadrën e Arsenalit.

“Pas një fillimi pak më të vështirë, kam luajtur shumë dhe në përgjithësi ishte kohë e shkëlqyeshme te Arsenali. Qartë se ka pasur rënie e ngritje gjatë katër vjetëve dhe për fat të keq nuk kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve gjatë tri edicioneve. Por kush e di, ndoshta do të kualifikohemi këtë vit. Mendoj se një klub si Arsenali definitivisht duhet të jetë në Champions. Po ashtu isha në gjendje të punojë me top-trajnerë të ndryshëm dhe të kuptojë filozofi të ndryshme të lojës, që më kanë shtyrë përpara. Deri më tani ishin katër vjet të shkëlqyeshme në Londër”, ka thënë Granit Xhaka.

Kapiteni i Zvicrës ka thënë se nuk ka mundur të ëndërroj karrierë më të mirë dhe se klubi i Arsenalit ëshë klubi i tij i ëndrrave.

“Sinqerisht, nuk kam mundur të ëndërrojë karrierë më të mirë. Thuajse çdo gjë që kam imagjinuar si lojtar i ri, më është realizuar. Dhe kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të vendimeve të duhura. Për çdo vendim kam vendosur së bashku me familjen. Dhe jam pafundësisht falënderues për këtë përkrahje të rëndësishme për çështje vendimtare. Qartë se sa isha te Baseli kam pasur shumë oferta, por zgjodha Moenchengladbachun. Më pas hapi i ardhshëm Arsenali, absolutisht klubi im i ëndrrave”, ka thënë 27 vjeçari.

Ish-mesfushori i Baselit, i ka komentuar edhe telashet që i ka pasur me tifozët e Arsenalit në këtë sezon.

“Në Angli ka pasur ulje e ngritje. Por fishkëllimat kundër meje, urrejtja, ishte krejt e re për mua dhe më ka goditur shumë. Deri atëherë kam pasur vetëm përvoja pozitive me tifozët në Basel dhe Moenchengladbach dhe gjithashtu këtu në Arsenal. Për këtë diçka e tillë të godet dy herë më rëndë”, ka potencuar ai.