Granit Xhaka arrin marrëveshje me skuadrën e njohur gjermane

Granit Xhaka është rikthyer në formacionin startues të Arsenalit, pas problemeve që i kishte me klubin londinez.

Kujtojmë se Xhakës, Arsenali ia largoi shiritin e kapitenit duke ia dhënë Aubameyangit.

Mesfushori i Zvicres pritet që të largohet nga Topçinjët në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetës së njohur gjermane “Bild”, Xhaka ka arritur marrëveshje me skuadrën e Hertha Berlinit që të transferohet në Bundesligë.

Arsenal mund ta lerë të lirë Xhakën nëse gjermanët i paguajnë 25 milionë funta për të.