Granada eliminon Napolin nga Liga e Europës

Napoli është eliminuar nga Liga e Europës, nga Granada, pas fitores me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/16 së finales në Ligën e Europës.

Italianët u eliminuan pas rezultatit të përgjithshëm 2-3, nga të dy ndeshjet, pasi ndeshjen e parë kishte fituar Granada me rezultat 2-0.

Ziellinski shënoi për 1-0, në minutën e 3’.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 25’ me Montoron.

Për 2-1, shënoi mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz në minutën e 59’.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë ndeshje.