Granada e mposht Barcelonën dhe rrëmben kreun e tabelës (Video)

Granda ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Barcelonës, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Vendasit e nisën ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Azeez.

Në pjesën e dytë Barcelona inkuadroi në lojë Ansi Fatin dhe Lionel Messin, por nuk arriti që ta gjej golin e barazimit.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 66’ me  Alvaro Vadillon në minutën e 66’.

Pas kësaj fitoreje Granda, rrëmben kreun e tabelës me 10 pikë.

Ndërsa Barcelona, në vendin e shtatë me shtatë pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.