Goran Pandev flet para ndeshjes ndaj Kosovës

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës në konferencë për media.

Sulmuesi i Genoas, ka thënë se kjo është mundësia e tij e fundit që të luajë në një garë të madhe me përfaqësues dhe se do ta japin maksimumin për këtë ndeshje.

“Ne e dimë se çfarë na pret. Për mua është mundësia e fundit të luajë në një garë të madhe me përfaqësuesen. Ka dëshirë të madhe për të fituar dhe t’i sjellim gëzim njerëzve veçanërisht në këtë periudhë të vështirë. E di se do të lëmë zemrën në fushë. Le të fitojë më i miri”, ka thënë Pandev.

Kujtojmë se Goran Pandev ishte i infektuar me COVID-19, por ia ka dalë që të grumbullohet me Maqedoninë e Veriut, pasi në tri testet e fundit për coronavirus kishte rezultuar negativ.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale të play-off-it, të Ligës D, në Ligën e Kombeve me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi, për të luftuar për një vend në Kampionatin Europian “Euro 2020”.