Golat e Kristjan Asllanit ndaj Cërvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve për të rinj

Talenti shqiptar Kristjan Asllani ka arritur që të ndihmojë ekipin e tij Empolin në grup moshat U-19 në ndeshjen e djeshme.

Ai ka shënuar dy gola shumë të rëndësishme për ekipin e tij ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit. Me dy gola me fitoren e djeshme arriti që të kualifikonte më tutje Empolin për në garat e Ligës së Kampionëve për U19.

Ai shënoi në minutat e 16-të dhe 65-të të takimit.

Ai po ashtu arriti që këtë javë të inkuadrohet si zëvendësues në ndeshjen kundër Veronës në ekipin A, në kuadër të Ligës Italiane të Futbolli

Mbetet të shihet nëse Asllani do të marrë ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për ndeshjet e ardhshme.

Një tjetër talent shqiptar i futbollit në Itali, shënon dy gola kundër Cërvena Zvezdës