Gliha kërkon fitore ndaj Jordanisë

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka folur në konferencë për media para miqësores ndaj Jordanisë.

Slloveni është shprehur i lumtur i vendosur për t’i marr dy fitore ndaj Jordanisë dhe Greqisë.

“Jam i vendosur për të provuar të fitojmë në secilin ndeshja që është e mundshme. Ndoshta, duket të ndryshojmë në aspektin e respektimit të kundërshtarëve, pasi po i respektojmë si shumë. Dhe, nëse ndryshojmë këtë, atëherë besoj se do të marrim rezultate më të mira”, tha Gliha, i cili në fillim të konferencës e bëri një prezantim të shkurtër të tij duke thënë se për disa vite ka qenë në krye të Përfaqësueses U21 të Sllovenisë.

Ai ka insistuar se i duhet fitore Kosovës në ndeshjen ndaj Jordanisë.

“Për mua nuk ka ndeshje miqësore, pasi çdo ndeshje është e rëndësishme. E them këtë sepse çdo fitore e ngrit moralin e ekipit. Ndeshja me Jordaninë duhet ta kërkojmë fitoren dhe të ngritim moralin e ekipit dhe kjo është mënyra e vetme për të ardhur te rezultatet e mira”, ka insistuar Gliha.