Gledi Mici, nga Shkëndija në Prishtinë

Prishtina është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë nga Shkëndija, Gledi Micin.

Kryeqytetasit gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe dy transferime, qendër mbrojtësin Lumbardh Dellova nga Hajduku dhe portierin kroat Ivan Jeliç.

Gledi Micaj, ka thënë fjalë të mira për Prishtinën duke e konsideruar si vetë futbollin e Kosovës.

“Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjelli suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin”, ka thënë Gledi Micaj për faqen zyrtare të Prishtinës.

Mici konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në krahun e majtë dhe pritet ta rritë kualitetin te Prishtina për sezonin e ardhshëm.