Gjyqtari i njohur anglez do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Slloveni

Kosova dhe Sllovenia do të përballen për herë të parë ndërmjet vete sot nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të Grupit 3, të Ligës C.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë anglezi Andrew Madley, i asistuar nga Daniel  Richard Cook dhe Constantine Hatidakiz edhe këta anglez.

Gjyqtar i katërt do të jetë Paul Tierney.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve.