Gjyqtari danez Jakob Kehlet do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Spanjë – Kosovë

Spanjë – Kosovë, do të luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevillës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

UEFA ka njoftuar se gjyqtari danez Jakob Kehlet do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Spanjë – Kosovë.

Lars Hummelgaard dhe Heine Sorensen do të jenë asistent të Jakob Kehletit.

Kurse, gjyqtari i katërt do të jetë jens Maae.