
Foto: Facebook/Novak Djokovic
Gjokoviq: S’jam kundër vaksinës, por do t’i sakrifikoj trofetë nëse më kërkohet të vaksinohem
Numri një i botës në tenis, Novak Gjokoviq ka thënë se nuk është kundër vaksinës por do të sakrifikonte trofetë nëse i kërkohet të vaksinohet.
Ai ka thënë se dëshiron të lidhet me lëvizjen kundër vaksinës anti-COVID por e mbështet zgjedhjen personale të çdo individi.
Sipas Gjokoviq, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin nëse dëshirojnë të vaksinohen apo jo.
Gjatë intervistës për BBC, Gjokoviq është pyetur nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si Wimbledon dhe French Open për qëndrimin e tij ndaj vaksinës.
“Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj”, tha ai.
20-herë fituesi i turneve të mëdha Grand Slam, u depërtua nga Australia në janar pasi qeveria ia anuloi vizën për shkak se i njëjti nuk ishte i vaksinuar.
Ai pranoi se ka thyer rregullat e vaksinimit në momentin kur kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.