Gjilani triumfon ndaj Feronikelit dhe i afrohet kreut të tabelës (FOTO)

Gjilani ka triumfuar ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 9’ me Fiton Hajdarin.

Ishte përsëri Fiton Hajdari që e dyfishoi epërsinë në minutën e 12’.

Feronikeli e ngushtoi epërsinë me golin e mesfushorit Albert Dabiqaj në minutën e 38’.

Gjatë pjesës së dytë pati përpjekje nga të dy skuadrat, por nuk e gjetën rrugën e golit.

Pas kësaj fitoreje Gjilani i afrohet kreut të tabelës duke u pozicionuar në vendin e dytë me 41 pikë, një pikë më pak se Ballkani.

Ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 31 pikë.