Gjilani sulmin më të mirë në Superligë

Skuadra e Gjilanit sezonin 2019/2020, e ka nisur në mënyrë fantastike, pasi sezonin vjeshtor e ka mbyllur në vendin e dytë me 32 pikë, dy pikë më pak se vendi i parë.

Trajneri nga Shqipëria, Gentian Mezani, ka bërë një punë të mirë me Gjilanin, pasi në sezonin e kaluar iu desh që ta siguronte biletën e Superligës, përmes barazhit, duke e mposhtur Besën e Pejës.

Gjilani nga 17 xhirot e kaluara në sezonin vjeshtor, e ka sulmin më efikas në ligë, duke i shënuar 29 gola.

Faza e sulmit Genian Mezanit është duke i funksionuar për mrekulli, pasi Gerahrd Progni është gola shënuesi më i mirë me tetë gola të kjo skuadër.

Po ashtu edhe sulmuesit Tomislav Busic dhe Fiton Hajdari janë në formë të mirë, duke i shënuar nga gjashtë gola.