Gjilani shënon fitore minimale ndaj Besës

Gjilani ka shënuar fitore minimale ndaj Besës së Pejës me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligë.

Goli i fitores në këtë ndeshje u shënua autogol nga Matheus de Paula në fundin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 16 pikë.

Kurse, Besa në vendin e fundit me pesë pikë.

Në takimin tjetër, Drenica ka fituar me rezultat 2-0, ndaj Trepçës ’89.