Gjilani shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Dukagjinit në Klinë (VIDEO)

Gjilani ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Dukagjnin me rezultat 4-0, në Klinë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Pas fitores në xhiron e kaluar ndaj Flamurtarit, djelmoshat e Gentian Mezanit, kanë vazhduar me fitore, duke e mposhtur ekipin e fundit në tabelë.

Ndeshjen e nisën furishëm mysafirët duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Tomislav Busicin.

Epërsinë e dyfishoi Sebino Plaku në minutën e 25’.

Ashtu si pjesa e parë edhe pjesa e dytë në tërësi i takoi mysafirëve.

Qendërmbrojtësi nga Shqipëria, Franc Veliu e trefishoi epërsinë në minutën e 79’.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, shënoi Gerhard Progni në minutën e fundit.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 38 pikë.

Ndërkaq, Dukagjini mbetet në vendin e 12-të me nëntë pikë.