Gjilani shënon fitore dramatike ndaj Arbërisë

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3-4, ndaj Arbërisë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligë.

Besar Musolli i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 5’.

Arbëria e barazoi rezultatin me Marclein në minutën e 11’.

Almir Kryeziu i kaloi vendasit në epërsi në minutë ne 20’.

Për 2-2, shënoi Gerhard Progni nëj supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 39’.

Kreshnik Bahtiri shënoi për 3-2, duke e rikthyer epërsinë e vendasve.

Progni shënoi përsëri për 2-2 në minutën e 83’.

Shend Kelmendi ia dhuroi fitoren Gjilanit në minutën e 89’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 47 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e nëntë me 33 pikë.