Gjilani përforcohet me mesfushorin Besar Musolli

Gjilani ka prezantuar përforcimin më të madh në afatin kalimtar të verës, i cili është mesfushori llapjan Besar Musolli.

Musolli i bashkohet skuadrës së Gjilanit nga skuadra shqiptare, Kukësi.

31 vjeçari nga Podujeva ishte larguar nga Superliga e Kosovës në vitin 2012, duke iu bashkuar Kukësit nga KF Hysi.

Besar Musolli i ka kaluar tetë vite te skuadra shqiptare duke u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij ekipi..

Besar Musolli është kërkuar me ngulm nga trajneri Gentian Mezani, pasi skuadra e Gjilanit ka pasur probleme në mesfushë.